Flash

Anglia destinacioni i ardhshëm i Hysajt

Lapsi.al 10 June 2018
Anglia destinacioni i ardhshëm i Hysajt

Të gjithë duan Hysajn, por klauzola prej 50 milionë euro nuk është e përballueshme për cdo të interesuar. Ky sezon me Napolin ishte kurorëzimi mes të mëdhenjve për shkodranin e Kombëtares dhe jo më kot klubet e Premier League janë gati të bëjnë lëvizjen finale.

Manchester United i Mourinhos është interesuar prej kohësh dhe portugezi po pret vetëm momentin e duhur per të freskuar krahun e djathtë të Djajve të Kuq. Dilema lidhet vetëm me sezonin pozitiv të Valencias, por që tashmë është 32 vjec dhe në fund të karrierës. Darmian është në rrugën e daljes dhe 44 milion stërlinat United I ka gati për të sjellë Hysajn në Old Trafford.

Ekuilibrat mund ti prishë vetëm një kalim i Mauricio Sarrit në pankinën e Chelsea. Trajneri toskan që e bëri Hysajn të famshëm do të ishte një siguri për mbrojtësin e djathtë, që është rritur me të në fillim tek Empoli e më pas në Napoli. Por mes dy gjigantëve anglezë ka ndërhyrë një i tretë. Tottenham që kur shiti Walker tek Manchester City nuk ka gjetur paqe në të djathtë. Mauricio Pochettino e ka mbuluar sezonin mes Kieran Trippier dhe Serge Aurier, i blerë për £23 milion nga Paris Saint-Germain verën e kaluar. Sidoqoftë, asnjë prej tyre nuk u tregua në nivelin e Walker dhe kjo e ka bërë Pochettino të sulmojë drejt për yllin e Napolit.

Largimi nga klubi i De Laurentis konfirmohet edhe nga lëvizjet e drejtorit sportiv Giuntoli që po kërkon zëvendësuesin e Hysajt. Profili kryesor duket Vrsaljko, kroati i Atletico Madrid që vlerësohet 25 milionë euro.

Të këshilluara

Surprizë! Bale zgjedh të ardhmen...

Deklaratat pas dygolëshit në finalen e Champions League në Kiev lanë pak vend për dyshime se Gareth Bale kërkon të ndryshojë ambjent. E sipas the Mirror uellsia...

10:34

FOTO/ Emanuela ka një mesazh për Buffon

Tifozja e njohur e Juventusit, Emanuela Iaquinta ka gjetur një mënyrë ideale për të përshëndetur kapitenin legjendar, Gigi Buffon, pas lamtumirës së tij nga bar...

20:07

Tirana, "dashuri e urrejtje" me Ze Marian?

Trajneri i Tiranës, Ze Maria, ishte emri më i përfolur deri në arritjen përfundimtare të akordit me presidentin e klubit, Refik Halili, por pas firmës milionere...

20:02

€350 milionë, a vlen Neymar kaq?

Transferimi rekord i një viti më parë i brazilianit Neymar, nga Barcelona tek PSG, tronditi gjithë financat e futbollit dhe ndryshoi vlerën e futbollistëve në...

12:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI