Flash

Juventus rikthehen idenë e “Tre muskëterëve”

Lapsi.al 9 June 2018
Juventus rikthehen idenë e “Tre muskëterëve”

Juventus është në periudhë rinovimi dhe merkato është pika më strategjike e bardhezinjve në lëvizjet e tyre të matura në synim të atij objektivi të ëndërruar - Champions League. Alvaro Morata ka një lidhje të veçantë me klubin, e gati një vëllazëri me Paulo Dybalan e Paul Pogba. I pari është në Torino, dy të tjerët do të riktheheshin me dëshirë.

Spanjolli me bardhezinjtë ka luajtur nga 2014 në 2015: gjithnjë me Allegri në pankinë e me Pogba në fushë e në vitin e dytë edhe me Dybala. Raportet kanë mbetur me shumë se të mira dhe për më tepër dëshira për të kompletuar ëndrrën e ndërprerë me Juventus në finalet e humbura të Champions League në 2015 (për Pogba e Morata) e në 2017 (për Dybala).

Morata është në ikje nga Chelsea dhe Juventus ka aktivizuar linjat e tij për të propozuar planin: 15 milionë euro për huazimin dhe 45 më pas për riblerjen. Gjithçka lidhet me largimin e mundshëm të Higuain. Bardhezinjtë ndërkohë duan të kompletojnë triadën duke mbajtur nën vëzhgim Pogba, edhe ai i gatshëm ti kthehet lavdisë që përjetoi në Torino. ©LAPSI.al

Të këshilluara

€350 milionë, a vlen Neymar kaq?

Transferimi rekord i një viti më parë i brazilianit Neymar, nga Barcelona tek PSG, tronditi gjithë financat e futbollit dhe ndryshoi vlerën e futbollistëve në...

12:41

Shuhet legjenda e futbollit kosovar

Futbolli kosovar është tronditur sot në mëngjes nga humbja e figurës së tij emblematike, Fadil Vokrri. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka ndërrua...

11:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI