Flash

€350 milionë, a vlen Neymar kaq?

Lapsi.al 9 June 2018
€350 milionë, a vlen Neymar kaq?

Transferimi rekord i një viti më parë i brazilianit Neymar, nga Barcelona tek PSG, tronditi gjithë financat e futbollit dhe ndryshoi vlerën e futbollistëve në merkato. Por braziliani është gati të thyejë sërisht rekordin për transfertën më të shtrenjtë këtë verë, kur për të Real Madrid është gati të bëjë cmendurira

Kampionët në fuqi të Europës janë të gatshëm të rrëmbejnë Neymar nga Franca, duke ofruar €350 million (£307m/$411m), raporton “the Sun”. Natyrisht kjo është një lëvizje me të cilin Florentino Perez do të mundohet të fshijë largimin gjithnjë e më të sigurtë të 5 herë Topit të Artë Cristiano Ronaldo.

Deklaratat e portugezit dhe kërkesat e tij të ekzagjeruara po e shtyjnë klubin të bëhet gati. Sipas zërave, në kontratën e Neymar ka një klauzolë që e lejon atë të largohet për €300 milionë pas 1 shtatorit, por kjo përket pas mbylljes së merkatos, kështu që Madrid duhet të presë deri në Janar për ta marrë.

Për të shmangur pritjen, spanjollët janë gati të shtojnë shumën e parave për ta marrë më herët.

Por a vlen Neymar sa Ronaldo? Të dy sigurisht që mund të luajnë në një skuadër, por nëse portugezi ikën në verë, vakumin e lënë prej tij vështirë se mund ta përmbushë Neymar.

Roanldo ka fituar dhe ka tërhequr skuadrën në cdo klub e cdo sezon, duke shënuar një numër rekord golash. Braziliani edhe pse me teknikë fine dhe driblime dehëse, ka qenë nën hijen e Messit tek Barcelona dhe PSG titullin në Francë e fitonte edhe përpara mbërritjes së tij…

Të këshilluara

Shuhet legjenda e futbollit kosovar

Futbolli kosovar është tronditur sot në mëngjes nga humbja e figurës së tij emblematike, Fadil Vokrri. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka ndërrua...

11:35

Sulmon Firmino: "Sergio Ramos është idiot"

Përgjigjia ironike e mbrojtësit, Sergio Ramos, pas pretendimeve se portieri i Liverpulit, Loris Karius, ka pësuar një tronditje mendore si pasojë e goditjes me ...

10:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI