Flash

“Harrojeni Kosovën...”/ E mbani mend çfarë tha Panucci para ndeshjes me Ukrainën?

Lapsi.al 3 June 2018
“Harrojeni Kosovën...”/ E mbani mend çfarë tha

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, u shfaq tejet i nevrikosur, pas humbjes ndaj Kosovës, duke u justifikuar me faktin që lojtarët nuk u motivuan 100%.

Tekniku italian premtoi se ndaj Ukrainës do të shikonim “Shqipërinë e vërtetë dhe duhet ta harronim humbjen me Kosovën”.

“Jam unë ai që duhet ta bëj. E kam marrë shumë lehtë gjatë javës. Tashmë e në vijim do të jetë një tjetër melodi. Përgjegjësinë e mbaj vetëm unë. Uroj të jetë problemi i fund sezonit. Kemi gjuajtur 15 herë në Spanjë, kemi luajtur shumë mirë me Italinë. Sot kemi vuajtur më shumë. Mund të jetë momenti i fundit të sezonit. Kemi bërë lojë më të mirë në ndeshjet e tjera. Rini të qetë, ndeshje të tilla nuk keni për të parë më. Merruni vetëm me mua. Përgjegjës kryesor jam unë”, - deklaroi Panuçi pas ndeshjes me Kosovën.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Ukrainën trajneri i përforcoi bindjet e tij, se Shqipëria do të bënte një paraqitje dinjitoze.

“Kemi folur dhe jemi përballur, ndaj besoj se jemi të gjithë koshientë që kemi bërë një ndeshje të shëmtuar ndaj Kosovës. Jam i bindur që nesër do të nxjerrim në pah krenarinë dhe dëshirën për të bërë mirë dhe më pas do të shkojmë me pushime. Pas ndeshjes do të flasim, por jam i sigurt që nesër do të bëjmë një ndeshje shumë serioze. Në futboll mund të fitosh dhe të humbësh, por jam i bindur që nuk do të përsëritet ajo që ndodhi me Kosovën. Diçka duhet të bëjmë dhe diçka do të ndryshojmë. Nuk dua të përcjell justifikime, por këta janë lojtarët që kemi të grumbulluar. Megjithatë do të provojmë të ndryshojmë diçka” - u shpreh Panucci, shkruan Panorama Sport.

Por këto mbetën vetëm fjalë, pasi Shqipëria pësoi një tjetër humbje, duke pësuar më shumë gola pasi u mund 4-1 nga Ukraina.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI