Flash

Shqipëri-Ukrainë sfidë mes Panuçit dhe Shevçenkos, kush rrezikon shkarkimin

Lapsi.al 3 June 2018
Shqipëri-Ukrainë sfidë mes Panuçit dhe Shevçenkos,

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës do të bëjë që Kristian Panuçi dhe Andri Shevçenko të harrojnë miqësinë mes tyre për një ditë, pasi kushdo që del nga fusha e lojës me një rezultat zhgënjyes, rrezikon seriozisht shkarkimin.

Nëse Kristian Panuçi është në qendër të kritikave se nuk po arrin as rezultate e as të shfaqë lojë me kuqezinjtë, për Shevçenkon këtyre problemeve u shtohet edhe ajo e pagës që i është bërë publike.

Mediat ukrainase kanë mësuar se Shevçenko fiton bashkë me stafin e tij 2 milionë euro në vit, një shifër shumë e lartë po të merret në konsideratë fakti se është fillestar. Ai nuk ka arritur ndonjë rezultat të kënaqëshëm deri tani me përfaqësuesen e vendit të tij.

Gjithashtu Shevçenko nuk ia doli të kualifikohej në Botëror në një grup që shihej si i kalueshëm, duke mbetur pas krahëve të Islandës dhe Kroacisë.

Edhe pse në katër ndeshjet miqësore të zhvilluara që nga përfundimi i eliminatoreve përfaqësuesja e Ukrainës ka arritur 2 fitore e 2 barazime, Shevçenko nuk shihet me sy të mirë nga tifozeria dhe pasi është mësuar se ai është ndër trajnerët më të paguar të kombëtareve në Europë, në vendlindjen e tij kanë ngritur zërin duke kërkuar medoemos rezultate.

Një rezultat negativ ndaj Shqipërisë do të komplikonte më shumë situatën ndaj për Shevçenkon, një sukses përballë kuqezinjve të Panuçit është po aq i rëndësishëm sa për italianin, të cilit nuk i falen më gabimet me kombëtaren shqiptare.

Të këshilluara

FOTO/ Zbulohet e dashura sexy e Kun Aguero

Ka një të dashur të re për Kun Aguero? Sipas portalit “Bolavip”, sulmuesi argjentinas është parë në shoqërinë e bukuroshes Karina Jelinek. Modelja argjentin...

21:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI