Flash

Kombëtarja e Panuçit prek fundin, turpërohemi dhe përballë Ukrainës

Lapsi.al 3 June 2018
Kombëtarja e Panuçit prek fundin, turpërohemi dhe

Performanca turpëruese e Kombëtares shqiptare ka vijuar dhe në miqësoren e sotme të luajtur në Evian të Francës kundër Ukrainës.

Kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku italian, Kristian Panuçi, pas humbjes turpëruese të marrë në miqësoren e parë kundër Kosovës, të njëjtën gjë ka përsëritur dhe në takimin e sotëm përballë Ukrainës duke humbur me rezultatin e thellë 4-1.

Edhe në miqësoren e sotme u vu re një ekip që nuk shfaq asnjë dëshirë për të fituar, ku loja është krejtësisht skandaloze dhe reparti më i turpshëm është mbrojtja.

Një repart tërësisht katastrofik që i dha mundësinë sulmuesve Ukrainës të dhuronin spektakël dhe të shënon tre gola.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Andri Shevçenko arriti që të mbyllë ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar tre gola.

I pari që hapi serine e golave për ukrainasit ishte Konoplianka në minutën e 31-të, ndërsa në të 36-tën dhe të 45-tën Jarmolenko shënoi një dopietë duke i mbyllur 45 minutat e parë me shifrat 3-0.

Pjesa e dytë nuk dhuroi shumë raste pavarsisht tentativave të bëra nga të dyja ekipet, por që ishin të pa rrezikshme për portierët Berisha dhe Lunin.

Reagimi i Shqipërisë erdhi në minutë 87-të me anë të Emanuele Ndojit që shënoi golin e nderit, por Ukraina u përgjigj vetëm pas një minute me anë të Konoplyanka që vulosi shifrat në 1-4.

Në këtë mënyrë Shqipëra merr një tjetër disfatë të rëndë që na kthen pas në kohë në një ekip që kundërshtarët talleshin me ne!

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI