Flash

124 ditë rezistencë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës

Lapsi.al 1 October 2026

124 ditë rezistencë, protestuesit kërkojnë largimin e

Pankartat me mesazhet pikante kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike në vend nuk kanë munguar edhe në ditën e 124 të tubimit. Në disa prej pankartave, qytetarët theksojnë rëndësinë për të qëndruar të bashkuar në mënyrë që të bëjnë të mundur largimin e qeverisë Rama.

Ndërsa, një pjesë tjetër e pankartave të protestuesve ironizon deklaratat e kryeministrit Rama të bëra dje gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku kreu i qeverisë foli për mirëqeverisje dhe zhvillim të vendit.

“Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim”, shkruhet në një pankartë drejtuar kryeministrit Rama.

“Edi Rama, dorëhiqu”, “Shqipëria nuk është në shitje”, “Bashkim, organizim, rezistencë”, “Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim”, janë disa nga mesazhet e pankartave dhe banderolave.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI