Flash

Situatë kritike me zjarret në Peqin, dy helikopterë në luftë me flakët

Lapsi.al 1 October 2026

Situatë kritike me zjarret në Peqin, dy helikopterë në

Një situatë kritike është krijuar nga një zjarr masiv në fshatin Galush dhe Gjevurtë Njësisë Administrative Përparim, në bashkinë Peqin, ku flakët kanë përfshirë rreth 20 hektarë ullishte, pemëtore dhe sipërfaqe me shkurre.

Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke krijuar vatra të mëdha dhe një situatë që, sipas të dhënave nga terreni, aktualisht paraqitet jashtë kontrollit.

Për përballimin e situatës janë mobilizuar dhjetëra forca zjarrfikëse dhe mjete nga Peqini dhe bashkitë përreth. Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe dy helikopterë, ndërsa ekipet në terren po punojnë intensivisht për izolimin e vatrave.

Prioriteti kryesor i forcave të emergjencës është mbrojtja e banesave dhe e banorëve, pasi flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme pranë zonave të banuara.

 

Era dhe terreni po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa ekipet zjarrfikëse po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit dhe të krijojnë barriera për të shmangur afrimin e flakëve drejt banesave.

Situata vijon të monitorohet nga strukturat e emergjencave, ndërsa ndërhyrja nga ajri dhe toka po vijon pa ndërprerje. 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI