Flash

Francë/ Nxënësit protestojnë dhunshëm, drejtorë të plagosur dhe 625 të ndaluar

Lapsi.al 1 October 2026

Francë/ Nxënësit protestojnë dhunshëm, drejtorë

Tensionet në Francë po përshkallëzohen ndërsa protestat e nxënësve po përhapen në shumë shkolla të mesme të vendit. Deri tani janë ndaluar 625 persona, ndërsa janë raportuar sulme ndaj drejtuesve të shkollave, përplasje dhe zjarrvënie.

Ngjarja më e rëndë është shënuar në liceun “Victor Hugo”, në distriktin e tretë të Marsejës. Sipas mediave vendase, drejtori, zëvendësdrejtori dhe drejtues të tjerë të shkollës janë sulmuar dhe spërkatur me benzinë. Ndërkohë, derës së hyrjes së shkollës i është vënë flaka.

Kryeministri Sébastien Lecornu ka thirrur një mbledhje urgjente ndërministrore në Matignon. Ai u ka kërkuar ministrave të anulojnë ose të shtyjnë udhëtimet zyrtare të ditëve në vijim, “në mënyrë që prefekturat t’i përqendrojnë burimet e tyre në menaxhimin e situatës”.

Incidente të dhunshme janë shënuar edhe në Normandi, ku dy drejtorë shkollash kanë mbetur të plagosur. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakë të mëdha përpara liceut “Blaise-Pascal” në Rouen. Sipas Le Figaro, drejtori i kësaj shkolle mësohet të jetë plagosur. I plagosur ka mbetur edhe drejtori i liceut “Elisa-Lemonnier” në Petit-Quevilly. Media lokale Ici Normandie raporton se të dy kanë marrë ndihmë.

Autoritetet arsimore të Normandisë i dënuan ashpër sulmet ndaj dy drejtuesve, duke i cilësuar të papranueshme dhe me një dhunë të paprecedentë.

Në Paris është sulmuar një automjet i policisë bashkiake. Kryebashkiaku Emmanuel Grégoire njoftoi në X se incidenti ndodhi mëngjesin e sotëm gjatë një proteste të nxënësve. Një efektiv mbeti i plagosur, me prerje në duar dhe në fytyrë.

Në Marsejë, trazirat kanë paralizuar edhe transportin publik. Shërbimi i metrosë, tramvajeve dhe autobusëve është ndërprerë që prej orës 11:00, pas raportimeve për sulme ndaj punonjësve. Një autobusi i është vënë flaka, ndërsa sindikata CFDT u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të kthehen në depo për arsye sigurie. Sipas prokurorisë së Marsejës, në lidhje me protestat po mbahen të ndaluar nga 15 deri në 20 persona, shumica të mitur.

Ministri francez i Drejtësisë, Gérald Darmanin, ka thirrur ndërkohë një videokonferencë urgjente me 36 prokurorët e përgjithshëm të vendit. Sipas Le Figaro, ai do t’u kërkojë prokurorive të veprojnë me vendosmëri për ndjekjen penale të dhunës dhe trazirave që kanë shoqëruar protestat. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI