
Një biznes që ushtron aktivitetin në fushën e lyerjes së automjeteve është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës, pranë zonës së Fushës së Vjetër në Gjirokastër.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në ambientet përreth.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale mbeten për tu vlerësuar. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në rënien e zjarrit.