Flash

Nesër protesta, ambasada e SHBA u kërkon qytetarëve të saj të shmangin zonat pranë institucioneve

Lapsi.al 30 October 2026

Nesër protesta, ambasada e SHBA u kërkon qytetarëve të saj

Në prag të protestës së paralajmëruar për të shtunën në kryeqytet Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin zonat ku mund të zhvillohen demonstrata.

Në njoftimin e saj ambasada paralajmëron për rrezikun e përdorimit të gazit lotsjellës, mjeteve ndezëse, fishekzjarrëve dhe predhave prej gome, duke këshilluar qytetarët amerikanë të qëndrojnë larg institucioneve qeveritare dhe grumbullimeve publike.

Paralajmërimi vjen pas episodeve të dhunës të regjistruara në protestat e fundit në Tiranë. Ambasada u rekomandon gjithashtu qytetarëve të ndjekin zhvillimet në mediat lokale, të zbatojnë udhëzimet e policisë dhe të kenë një plan emergjence në rast përshkallëzimi të situatës.


Sipas njoftimit protestat mund të sjellin edhe bllokime rrugësh, devijime të trafikut dhe kufizime në shërbimet publike.

Të këshilluara

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI