Flash

Zjarr masiv në Cërrik/ Dhjetëra forca në terren fitojnë betejën me flakët

Lapsi.al 29 June 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu këtë të hënë kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cerrikut, duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe duke vënë në alarm strukturat e emergjencave civile.

Për përballimin e situatës u angazhuan 21 punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe 5 mjete zjarrfikëse, të cilët punuan për disa orë rresht për të izoluar dhe shuar flakët. Në operacion u bashkuan edhe ekipet zjarrfikëse nga bashkitë fqinje të Elbasanit, Gramshit dhe Belshit, të cilat iu përgjigjën menjëherë kërkesës për ndihmë, duke forcuar operacionin në terren.

Falë bashkëpunimit të të gjitha forcave të angazhuara dhe punës intensive në kushte të vështira, zjarri u vu nën kontroll dhe më pas u shua plotësisht, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve drejt zonave të tjera.

Bashkia Cerrik falënderoi të gjitha ekipet që morën pjesë në operacion dhe njëkohësisht u bëri apel qytetarëve që, sapo të konstatojnë një vatër zjarri, ta njoftojnë menjëherë pranë strukturave përgjegjëse. Sipas autoriteteve, reagimi i shpejtë është vendimtar për mbrojtjen e jetës së njerëzve, pronës, tokave bujqësore dhe pasurive natyrore.

 

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet pritet të kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar origjinën e tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI