Flash

"Zemrat tona janë të thyera", reagime për aksidentin që i mori jetën 7-vjeçarit në Elbasan

Lapsi.al 26 May 2026

Shkolla 9-vjeçare “Sulejman Rrançi Mengel”, ka dalë me një reagim në mediat sociale lidhur me ndarjen nga jeta të nxënësit të tyre 7-vjeçar i cili u përplas për vdekje nga një makinë teksa po shkonte në mësim. Në reagim, shkolla thekson se kjo ngjarje ka lënë pas një dhimbje të madhe dhe se një engjëll u largua padrejtësisht.

“Sot zemrat tona janë të thyera… Një engjëll i vogël, u largua padrejtësisht dhe shumë herët nga kjo botë, duke lënë pas një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë.

Në korridoret dhe klasat e shkollës sonë sot ndihet heshtja, mungesa e buzëqeshjes së tij të pafajshme dhe e hapave të vegjël që nuk do t’i dëgjojmë më
 
Asgjë nuk është më njësoj. Është tepër e rëndë të pranosh humbjen e një fëmije… një jete që sapo kishte nisur të ëndërronte.

Dhimbja e familjes së tij është dhimbja e të gjithëve ne. Në emër të gjithë stafit të shkollës, përulemi me dhimbje para kësaj humbjeje të madhe dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes.

 
Lutemi që Zoti ta mbajë pranë engjëjve të Tij dhe t’u japë forcë njerëzve që e deshën aq shumë. U prehsh në paqe, ti do të mbetesh përgjithmonë pjesë e zemrave tona”, shkruan shkolla.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë, në zonën e Yrshekut. Sipas informacioneve paraprake, nj&eum...

16:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI