Flash

Zelensky mesazh për Putin: Mos kini frikë të dilni nga kjo luftë

Lapsi.al 4 June 2026

"Mos kini frikë të zgjidhni rrugën e daljes nga kjo luftë. Kjo është gjëja kryesore që kërkohet prej jush tani." Kështu iu drejtua Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  Vladimir Putinit në një mesazh në rrjetet sociale.

"Ju keni kaluar pothuajse gjysmën e 26 viteve tuaja në pushtet në Rusi duke zhvilluar luftë kundër Ukrainës. Çfarëdo që të thoni për NATO-n, gjeopolitikën apo gjuhën ruse, kjo luftë është zgjedhja juaj personale: një luftë pa një shkak të vërtetë. Kështu do ta kujtojë historia. Shpesh dëgjojmë se nuk keni problem me këtë luftë.. Por tani mund të shohim se rusët më në fund po fillojnë ta pranojnë këtë realitet më pak qetësisht - se lufta po sjell pasoja gjithnjë e më negative për Rusinë.

Por ne në Ukrainë nuk duam një luftë të përhershme. Ne e dimë shumë mirë se jeta pa luftë është pafundësisht më e mirë. Dhe ne duam ta arrijmë këtë qëllim," vazhdoi udhëheqësi ukrainas, duke thënë se ishte "i bindur se shumica e rusëve do të reagonin pozitivisht edhe ndaj kësaj, dhe ju e dini këtë."

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI