Flash

Sulme në Gaza/ 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak

Lapsi.al 4 June 2026

Sulmet ajrore izraelite që goditën qytetin e Gazës në orët e para të mëngjesit, sipas mbrojtjes civile palestineze, kanë shkaktuar tetë viktima dhe 15 persona të tjerë mbetën të plagosur . 

Zëdhënësi i mbrojtjes civile, Mahmoud Bassal, deklaroi se pesë persona u vranë në një sulm ndaj një apartamenti në veriperëndim të qytetit, ndërsa dy të tjerë humbën jetën nga një goditje në jugperëndim të Gazës. Një viktimë tjetër u raportua pas bombardimit të një shtëpie në kampin e refugjatëve Ash Shati, në perëndim të qytetit.

Sulmet e fundit vijnë në një kohë kur situata në Rripin e Gazës mbetet e tensionuar, pavarësisht armëpushimit të shpallur më 10 tetor 2025 pas dy vitesh lufte. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të administruar nga Hamasi, më shumë se 900 palestinezë janë vrarë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, ndërsa incidentet vdekjeprurëse vazhdojnë pothuajse çdo ditë. Shifrat e publikuara nga ministria konsiderohen të besueshme edhe nga Kombet e Bashkuara.

Faza e parë e armëpushimit mundësoi lirimin e pengjeve të fundit izraelite të mbajtura nga Hamasi në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite. Megjithatë, faza e dytë e marrëveshjes, e cila parashikonte çarmatosjen e Hamasit dhe tërheqjen graduale të ushtrisë izraelite nga Gaza, nuk ka shënuar progres.

Javën e kaluar, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se kishte urdhëruar ushtrinë të merrte kontrollin e 70% të territorit të Rripit të Gazës. Sipas vlerësimeve, forcat izraelite aktualisht kontrollojnë rreth 60% të enklavës palestineze. Ndërkohë në fund të majit, ushtria izraelite vrau në një sulm ajror Mohammed Oda, i cili sapo kishte marrë drejtimin e krahut ushtarak të Hamasit. Ai u eliminua vetëm 11 ditë pas vrasjes së paraardhësit të tij, duke thelluar më tej përplasjet mes palëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI