Flash

Vrau vëllain për motive të dobëta, Gjykata e Durrësit lë në burg 76-vjeçarin

Lapsi.al 29 June 2026

Muharrem Rreshka, autori i vrasjes së vëllait të tij Eqerem Rreshkës, do të lihet në burg pas masës së caktuar nga Gjykata e Durrësit. Sipas hetimeve të kryera konflikti që më pas përfundoj në vrasje, kishte në qendër mosmarrëveshje për pronësinë nga të dy vëllezërit.

Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Agnos, në Kavajë, ku 74-vjeçari Eqerem Rreshka humbi jetën si pasojë e një konflikti me vëllain e tij, për motive të dobëta. Viktima kishte shkuar për të marrë dengje bari me zetor në token e tij, dhe pasi i kishte ngarkuar, gjatë kthimit në shtëpi ishte takuar me vëllain e tij më të madh, Muharrem Rreshka, 76 vjeç që është edhe autori i vrasjes. Burimet bëjnë me dije se 76-vjeçari i kishte thënë vëllait të mos kalonte në atë rrugë, ndërsa 74-vjeçari e kishte shtyrë me zetor.

Të këshilluara

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster!

Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë demonstruar çdo natë kundër një projekti turistik të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Donald Trump. Pas mbrojtjes së një bregdeti të ruajtur, tani po sfidohet i gjithë sistemi i kryeministrit Edi Rama.

11:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI