Flash

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Ish-gruaja dhe i dashuri i saj deshën t’i merrnin shtëpinë

Lapsi.al 7 October 2026
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Ish-gruaja dhe i dashuri i saj deshën
Mikel Rroku, Laura Bordello dhe Duccio Fragiacomo

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e 55-vjeçarit shqiptar, Mikel Rroku i cili u gjet i pajetë në banesën e tij në Torino. Pak Disa ditë më parë autoritetet italiane arrestuan ish-bashkëshorten dhe partnerit e saj të ri pasi të dy dyshohen se kanë bashkëpunuar në planifikimin dhe kryerjen e vrasjes.

Rroku, i cili punonte si picier, u gjet i pajetë në një banesë më 6 korrik, pasi banorët e pallatit njoftuan shërbimet e emergjencës për një erë të rëndë që vinte nga apartamenti. Pas rreth tre muajsh hetime, karabinierët arrestuan ish-bashkëshorten e viktimës, Laura Bordello, 47 vjeçe dhe partnerin e saj të ri, Duccio Fragiacomo, 52 vjeç. Të dy akuzohen për vrasje me paramendim.

Sipas hetuesve, historia mes Bordellos dhe Fragiacomos kishte nisur pasi të dy ishin njohur në një qendër kujdesi për shkak të problemeve të lidhura me depresionin. Hetuesit dyshojnë se çifti kishte nisur të mendonte për një jetë së bashku dhe për të banuar në apartamentin ku jetonte Rroku. Pikërisht kjo banesë dyshohet se është kthyer në një prej elementëve kryesorë të motivit të krimit.

Hetuesit kanë sekuestruar dhe analizuar komunikime që, sipas tyre tregojnë interesin e dy të dyshuarve për eliminimin e Rrokut. Ndër provat e mbledhura përmendet edhe një mesazh ku gruaja shprehte dëshirën për ta vrarë ish-bashkëshortin.

Hetuesit dyshojnë se para vrasjes janë bërë edhe përpjekje të tjera për të realizuar planin. Në një prej rasteve, Fragiacomo dyshohet se kishte udhëtuar drejt Torinos duke pasur me vete një thikë dhe një dorezë metalike, por nuk kishte arritur të gjente banesën e Rrokut.

Sipas rindërtimit të autoriteteve, më pas çifti dyshohet se vendosi të vepronte brenda apartamentit. Rroku besohet se është sulmuar mëngjesin e 30 qershorit dhe është goditur në kokë me një objekt të fortë. Hetuesit dyshojnë se bëhej fjalë për një çekiç, por arma e krimit nuk është gjetur. Kur zjarrfikësit hynë në banesë, gjetën trupin e Rrokut në dysheme. 

Hetuesit përdorën përgjime dhe ndjekje për të rindërtuar lëvizjet e tyre para dhe pas vrasjes. Një element që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve janë edhe kërkimet në telefonat e të dyshuarve. Në historikun e ChatGPT-së është gjetur një pyetje që lidhej me përdorimin e metadonit për të shkaktuar vdekjen. Në një tjetër bisedë, Bordello dyshohet se kishte shprehur dëshirën për të vrarë viktimën, të cilin e quante “Momo”.

Sipas hetuesve, në fund çifti dyshohet se kishte vendosur ta sulmonte Rrokun në banesën e tij. Pas krimit, ata dyshohet se kishin nisur të mendonin edhe për largimin nga Italia, por ata u arrestuan. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI