
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Bulgarec, në Korçë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një 18-vjeçar i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit policor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, së bashku me drejtuesin e automjetin. Sakaq, mësohet se gjendja shëndetësore e 18-vjeçarit shfaqet e rëndë, ndërsa po mbahen nën kujdesin e mjekëve.