Flash

Lotët në autobus, fishekzjarrët dhe imazhet me drita në lamtumirën e Messit: “Nuk dua të lë këtë fushë”

Dy asistime dhe një gol, nga penalltia, edhe pse kundër modestit Benin, janë trashëgimia e duhur e një karriere të jashtëzakonshme për Lionel Messi.

Lapsi.al 7 October 2026

Lotët në autobus, fishekzjarrët dhe imazhet me drita në

Si një tango e fundit, siç e kanë quajtur në Argjentinë, nuk ishte aspak keq. Dy asistime dhe një gol, nga penalltia, edhe pse kundër modestit Benin, janë trashëgimia e duhur e një karriere të jashtëzakonshme, e përbërë nga 208 ndeshje me Seleccion dhe një Kupë Bote e ngritur si kapiten. T’i thuash lamtumirë, në këto kushte dhe asaj fanelle aq të dashur, ishte driblimi më i vështirë i Leo Messit: “E vërteta është se po flas më shumë se sa kam folur ndonjëherë”, thotë ai. Dhe më tej: “Nuk dua të largohem nga këtu, nuk dua të lë këtë fushë”. “Është e vështirë të flas, kam shumë emocione, më rikthehen në mendje shumë gjëra, sigurisht gjëja e parë për të cilën mendoj është babai im. Ka qenë një krenari shumë e madhe për mua të vesh këtë fanellë gjatë këtyre më shumë se 20 viteve”.

“Dua vetëm t’ju them se ju dua, se do të më mungoni dhe se i jam mirënjohës Zotit që jam argjentinas – vijoi Messi, duke iu drejtuar 85 mijë spektatorëve të pranishëm në ndeshjen e tij të fundit me Albicelesten -. Jam krenar që jam argjentinas”. Fjalë të emocionuara dhe të ndjera, të cilat publiku i shoqëroi me një duartrokitje të gjatë, me korin “Olé, olé, olé, olé, Messi, Messi” dhe me pankartën “Kapiteni i Përjetshëm”.

Lotët në autobus, fishekzjarrët dhe imazhet me drita në

Fishekzjarrët në minutën e dhjetë, lotët në autobus, lojëra dritash dhe një fanellë e Messit 30 metra e gjatë me numrin 10 dhe mbishkrimin “Gracias”. Këto dhe shumë të tjera ishin pjesë e tangos së fundit me Argjentinën të Lionel Messit. Kundër Beninit, në një Monumental të tejmbushur, 39-vjeçari la gjurmën e tij me dy asistime dhe një gol. Gjithçka përpara syve të trajnerit Scaloni, i cili nuk ishte i vetmi që derdhi lot. Në përfundim të ndeshjes, arbitri i dhuroi “Pleshtit” kartonët e ndeshjes miqësore.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI