Flash

U ble me paratë e pista të Escobarit, konfiskohet vila e ish-portierit Higuita

Në Kolumbi, një gjykatë urdhëroi sekuestrimin e një vile në pronësi të ish-portierit të kombëtares së futbollit René Higuita.

Lapsi.al 10 July 2026

 

Në Kolumbi, një gjykatë urdhëroi sekuestrimin e një vile në pronësi të ish-portierit të kombëtares së futbollit René Higuita. Sipas gjyqtarëve, prona ishte blerë me para të pista që vinin nga karteli i famëkeq i narkobosit Pablo Escobar, përpara se të kalonte në duart e futbollistit në vitin 1992.

Higuita, i njohur me nofkën “El Loco”, ndodhet në qendër të një hetimi të nisur në vitin 2014 nga prokuroria për të verifikuar origjinën e një shtëpie të blerë në një lagje luksoze të Medellín-it, qyteti i lindjes së ish-futbollistit 59-vjeçar dhe njëherazi qendra e aktiviteteve të paligjshme të Escobarit, i vrarë nga policia në vitin 1993. Në një deklaratë publike, Higuita njoftoi se do të ankimojë vendimin e shkallës së parë të gjykatës së Medellín-it, e cila konfirmoi konfiskimin e pronës së tij në lagjen El Poblado.

Fillimisht, ish-lojtari i Atlético Nacional kishte deklaruar se e kishte blerë ligjërisht shtëpinë e tij në vitet ’90 me fondet e veta, duke mohuar çdo përfshirje me organizata të trafikut të drogës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI