Flash

Kane fenomenal, dygolëshi i tij shpëton Tuchel: Anglia përmbys Kongon dhe i del pëpara Meksikës

Ndeshja e 1/16-ave të finaleve mes Anglisë dhe Republikës Demokratike të Kongos në Botërorin 2026 rezultoi shumë më e vështirë nga sa pritej.

Lapsi.al 1 July 2026

Ndeshja e 1/16-ave të finaleve mes Anglisë dhe Republikës Demokratike të Kongos në Botërorin 2026 rezultoi shumë më e vështirë nga sa pritej. Anglezët fituan 2-1 me përmbysje falë një Harry Kane të jashtëzakonshëm. Afrikanët kaluan në avantazh që në minutën e 7’ me Cipenga dhe goditën edhe shtyllën me Wissa. Portieri Mpasi priti gjithçka deri në minutën e 75’, kur Kane barazoi me kokë pas një krosimi të Gordon. Më pas, në minutën e 86’, sulmuesi anglez shpiku një gol spektakolar që i dha kualifikimin ekipit të tij. Në 1/8-at e finaleve Anglia do të përballet me Meksikën.

Anglia vuajti shumë, por në fund arriti të sigurojë biletën për në fazën tjetër të Botërorit, duke mposhtur Republikën Demokratike të Kongos 2-1 falë përmbysjes së udhëhequr nga Harry Kane. Skuadra e drejtuar nga Desabre e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte dhe në minutën e 7’ kaloi në avantazh falë asistit të Mbemba dhe golit të Cipenga. Anglezët u tronditën fillimisht, por më pas nisën të përplaseshin vazhdimisht me murin e quajtur Mpasi. Portieri kongolez mbajti portën të paprekur deri në fund të pjesës së parë, ndërsa Wissa në minutën e 42’ iu afrua shumë golit të dytë, por u ndal nga shtylla.

Skuadra e Tuchel vazhdoi të sulmonte edhe pas pushimit, por Mpasi dukej i pakalueshëm. Në minutën e 75’ muri afrikan u shemb: Gordon krosoi dhe Harry Kane me kokë realizoi golin e barazimit, pavarësisht prekjes së portierit. Mbrojtja e ekipit të Desabre u tërhoq gjithnjë e më shumë, por për golin e fitores duhej një magji e Kane. Sulmuesi i Bayern Munich mori topin në kufijtë e zonës me shpinë nga porta, e spostoi në të djathtë dhe lëshoi një goditje të fuqishme nën traversë për rezultatin përfundimtar 2-1. Anglia kualifikohet në 1/8-at e finaleve, ndërsa Republika Demokratike e Kongos eliminohet pas një ndeshjeje të luajtur pothuajse si të barabartë.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI