Flash

Trump zbulon avionin e ri presidencial, dhuratë luksoze nga Katari

Lapsi.al 19 June 2026

Presidenti Donald Trump ndodhet në Bazën e Përbashkët Andrews, ku është zbuluar avioni i ri presidencial. Bëhet fjalë për një avion luksoz i dhuruar nga qeveria e Katarit, i cili mban në fasadë ngjyrat e kuqe, e bardhë dhe blu, si dhe mbishkrimin “Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

 
Avioni synon të shërbejë si zgjidhje e përkohshme mes dy avionëve të modifikuar Boeing 747-200, që përdoren si Air Force One që prej vitit 1990, dhe dy avionëve të rinj që kompania Boeing po modifikon, por që nuk pritet të jenë gati edhe për rreth dy vite të tjera.

 
Forcat Ajrore të SHBA-së njoftuan të premten se avioni i ri do të nisë së shpejti fluturimet testuese për modifikimet e kryera në avion. Siguria dhe mbrojtja janë prioriteti ynë më i lartë, tha Sekretari i Forcave Ajrore, Troy Meink.

“Që në fillim, ne vlerësuam me kujdes çdo kërkesë për të përshpejtuar dorëzimin, duke ruajtur standardet e larta që kërkon misioni presidencial. Ky projekt dëshmon se Forcat Ajrore të SHBA-ve mund të veprojnë shpejt pa sakrifikuar cilësinë, sigurinë apo besueshmërinë.”

Trump është shprehur i pakënaqur me vonesat në prodhimin e avionëve të rinj Air Force One, të cilët me shumë gjasa nuk do të përfundojnë përpara se mandati i tij të përfundojë në vitin 2029.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI