Flash

Macron: Europa duhet të jetë në tryezën e negociatave për Ukrainën!

Lapsi.al 19 June 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se vendet europiane duhet të jenë pjesë e tryezës së negociatave, sa herë që të zhvillohen bisedime paqeje për përfundimin e luftës në Ukrainë.

 
“Gjithmonë kemi mbështetur qëndrimin se, kur të zhvillohen negociatat, europianët duhet të jenë në tryezë, pasi bëhet fjalë për interesat e Europës”, u shpreh Macron, në përfundim të samitit të BE-së në Bruksel.


Ai shtoi se presidenti i Këshillit Europian, Antonio Kosta, mund të marrë pjesë në negociata të tilla, nëse roli i tij përcaktohet qartë.

Nga ana e tij, Kosta theksoi se Bashkimi Europian nuk është dhe nuk synon të jetë ndërmjetës në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, por mbetet në krah të Kievit.

“BE është në anën e Ukrainës dhe do të vazhdojë ta mbështesë gjatë dhe pas luftës”, deklaroi ai, duke shtuar se aktualisht nuk ka sinjale të besueshme nga Rusia për gatishmëri në negociata serioze.

Kosta nënvizoi se është e rëndësishme që BE të mbajë kanale të drejtpërdrejta komunikimi me Moskën. “Nuk mund të mbështetemi vetëm tek të tjerët për të interpretuar mesazhet ruse. BE duhet të jetë në gjendje të përcjellë drejtpërdrejt qëndrimet e saj”, tha ai.

 
Ai theksoi gjithashtu se nuk ka konkurrencë mes aktorëve të përfshirë në përpjekjet për paqe, duke sqaruar se vetëm Ukraina mund të negociojë në emër të saj, ndërsa partnerët mund të kontribuojnë në garantimin e sigurisë.

Në të njëjtën linjë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Ukraina dhe Europa duan paqe, ndërsa Rusia është ajo që vijon të zgjedhë dhunën.

Ajo u shpreh se Europa duhet të jetë një nga arkitektet e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, me Ukrainën në qendër të procesit.

Sipas saj, herët a vonë Rusia do të detyrohet të ulet në tryezën e negociatave, kryesisht për shkak të presionit nga sanksionet europiane, duke theksuar nevojën për një mesazh të unifikuar europian ndaj presidentit Vladimir Putin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI