Flash

Tërheqje e qartë nga fanella, Ederson i tërbuar: “Penalltia e padhënë kundër Juves më çmend”

Është një buzëqeshje e hidhur ajo e Ederson teksa rishikon pamjet e penalltisë së padhënë ndaj Atalantës për tërheqjen e Kalulu ndaj Rowe.

Lapsi.al 21 September 2026

Është një buzëqeshje e hidhur ajo e Ederson teksa rishikon pamjet e penalltisë së padhënë ndaj Atalantës për tërheqjen e Kalulu ndaj Rowe. Një veprim i dukshëm, i cili megjithatë nuk u ndëshkua as nga arbitri dhe as nga VAR-i. Kapiteni i Deas, i cili që në fushë ishte shfaqur i habitur nga vendimi i arbitrit Zufferli, ka treguar se nuk arrin ta lërë pas një situatë që mund t’i kishte dhënë skuadrës së teknikut Sarri mundësinë për të barazuar dhe, rrjedhimisht, për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Mesfushori brazilian nuk ka shumë dyshime dhe është shprehur si kapiten, sidomos për një ndërhyrje kaq të dukshme sa ajo e mbrojtësit francez: “Siç e pashë gjatë ndeshjes dhe edhe tani, duke e rishikuar, sipas meje ishte penallti, sepse nuk mund t’ia mbash fanellën një lojtari në atë mënyrë për dy metra dhe arbitri të mos japë penallti. Pastaj ajo që më çmend më shumë është se ne kemi VAR”. Për Ederson, nuk mund të përballesh me dy gabime: i pari nga arbitri në fushë dhe i dyti nga VAR, i cili nuk korrigjoi atë që ndodhi në fushë: “Pra, ishin dy gabime radhazi dhe këtë, sipas meje, nuk mund ta pranojmë më”.

Tashmë është i njohur kursi i ri i arbitrimit dhe dëshirën e dizenjatorit Orsato për të mos ndëshkuar “penalltitë e vogla” apo për të mos iu drejtuar VAR-it për kontakte të lehta. Në këtë rast, megjithatë, mbeten jo pak dyshime, pasi tërheqja ishte vërtet shumë e dukshme. Dhe pikërisht kjo është ajo që zemëron Ederson dhe Atalantën: “Është në rregull që arbitri mund të gabojë, por tani me VAR-in ka edhe një siguri më shumë. Nuk them se ky ishte momenti që vendosi ndeshjen, sepse më pas ne pësuam dy gola. Por është penallti: aty, nëse barazon 1-1, është një tjetër ndeshje. Këtë, sipas meje, duhet ta kërkojmë të gjithë, si ne pak më shumë, ashtu edhe lojtarët dhe arbitri: të përpiqemi të bëjmë diçka më mirë. Sepse unë pranoj që edhe arbitri mund të gabojë për një faull, gjysmë faulli, por një penallti, kur ka VAR, sipas meje këtë gjë nuk mund ta gabojmë më”.

 

Do të duhet të gjendet një ekuilibër mes nevojës për një lojë më të rrjedhshme dhe mospërdorimit të fishkëllimës për situata të parëndësishme, si dhe nevojës për të ndërhyrë të paktën për të vlerësuar edhe me VAR episode më të dukshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI