Flash

Protestuesit grumbullohen te sheshi ‘Skënderbej’, hidhet gaz për t'i shpërndarë

Lapsi.al 24 October 2026

Protestuesit grumbullohen te sheshi ‘Skënderbej’, hidhet gaz

Një grup protestuesish është zhvendosur drejt sheshit “Skënderbej”, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre. Disa prej qytetarëve janë afruar pranë godinës së bashkisë së Tiranës, ndërsa një protestues është ngjitur në pjesën e dritareve të ndërtesës.

Protesta vijon e shpërndarë në disa pika të kryeqytetit. Grupe protestuesish ndodhen në lulishten e sheshit “Skënderbej”, por edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Tensione janë regjistruar edhe pranë Ministrisë së Brendshme, e cila është goditur me gurë.

Ndërkohë, pranë “Urës së Bllokut” protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në të dy anët e rrugës. Disa prej tyre janë përmbysur dhe kanë bllokuar rrugën e kalimit.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI