Flash

Tension mes Ramës e Ballukut? Bardhi: E vërteta e mungesës së saj në Kuvend kur duheshin 84 vota

Lapsi.al 18 September 2026

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me mungesën e një kërkese nga Prokuroria e Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në një reagim të publikuar si “Dita 8”, Bardhi shprehet se edhe kjo javë është mbyllur pa një kërkesë të tillë nga SPAK. Sipas tij, mungesa e Ballukut në Parlament, në një moment kur mazhorancës i duheshin 84 vota, tregon tensionin mes saj dhe kryeministrit Edi Rama.

Bardhi pretendon se SPAK i ka dhënë në shtator tri arsyet që Rama kishte përmendur më herët lidhur me Ballukun, duke iu referuar akuzave për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ai thekson se Prokuroria e Posaçme duhet të veprojë e pavarur nga pushteti dhe interesat politike. Në reagimin e tij, Bardhi deklaron se SPAK është mandatuar të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta.

Në fund, ai i referohet edhe sigurimit të votës së 84-t në orët e para të mëngjesit, duke pretenduar se Rama ka kaluar një “cak human”, por shton se kjo çështje nuk lidhet me Ballukun.

"DITA 8

Edhe kjo javë u mbyll pa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit që i hap rrugë arrestimit të Belinda Ballukut.

Mungesa e saj në Parlament, pikërisht kur PS-së i duheshin 84 vota, tregon qartë tensionin mes saj dhe Edi Ramës, i cili, në mars, rreshtoi tre arsyet për ta arrestuar dhe SPAK ia dha në shtator të tria: KORRUPSION, PASTRIM PARASH, FSHEHJE PASURIE.

SPAK-ut nuk i takon të ecë me ritmin e llogarive politike të Kryeministrit. SPAK nuk është mandatuar të presë Edi Ramën derisa të bindë Belinda Ballukun të dorëzojë mandatin.

SPAK është mandatuar të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta, i pavarur nga pushteti dhe nga interesat e tij politike.

P.S. Për sigurimin e votës së 84-t në orën 2 të mëngjesit, Edi Rama kaloi edhe një cak human që vështirë se mund të imagjinohet. Por kjo është një histori tjetër, pa lidhje me Ballukun" - shkruan Bardhi. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI