Flash

Të shtënat në ajër nga një jaht në Palasë, policia ndalon katër persona/ Në bord nuk u gjet asnjë armë

Lapsi.al 3 August 2026

Një jaht që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër është ndaluar pas një operacioni të forcave të Policisë Kufitare, Delta Force dhe FNSH-së, ndërsa aktualisht po shoqërohet drejt Porto Palermos. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, pasi pushues të zonës kanë njoftuar policinë për të shtëna me armë zjarri në ajër, që dyshohet se vinin nga drejtimi i një jahti.

Pas të shtënave, dy persona që ndodheshin në gomonen e jahtit kanë tentuar të largohen në drejtim të bregut. Megjithatë, pasi kanë konstatuar praninë e policisë, ata janë kthyer sërish drejt jahtit. Më pas, jahti është larguar nga zona duke fikur dritat, në përpjekje për të shmangur identifikimin dhe ndjekjen nga autoritetet.

Në bord ndodheshin katër persona, të cilët janë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Gjatë kontrollit të ushtruar në jaht, burimet bëjnë me dije se nuk është gjetur asnjë armë zjarri.

Policia Kufitare, së bashku me Delta Force dhe FNSH-në, janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues. Operacioni ka zgjatur rreth dy orë, deri në momentin kur jahti është ndaluar. Pas ndalimit, mjeti lundrues u shoqërua drejt Porto Palermos, ku janë bërë kontrolle dhe verifikime lidhur me ngjarjen dhe përdorimin e armës së zjarrit.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI