Flash

Dita e 66 e protestës/ Qytetarët rikthehen sot para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

Lapsi.al 3 August 2026

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot, duke hyrë në ditën e 66 radhazi. Ashtu si çdo mbrëmje, qytetarët pritet të mblidhen në sheshin "Skënderbej" dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të zhvillohen fjalimet e aktivistëve dhe pjesëmarrësve. Prej më shumë se dy muajsh, protesta zhvillohet pa ndërprerje në Tiranë. Organizatorët këmbëngulin se mobilizimi do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e tyre, me dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si objektivin kryesor.

Në protestën e një dite më parë, qytetarët ngritën shqetësime për pensionet, rritjen e çmimeve, koston e jetesës, korrupsionin, reformën administrativo-territoriale, investimet publike dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë. Edhe sot pritet që marshimi të shoqërohet me thirrjet "Rama, jep dorëheqjen", "Shqipëria kërkon revolucion", "Rama në burg, Berisha në burg", "Pa rini nuk ka Shqipëri" dhe "Ju erdhi fundi".

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria dhe diasporës t'u bashkohen protestave, duke theksuar se aksioni qytetar do të vazhdojë çdo ditë deri në largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike që, sipas tyre, do t'i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI