Flash

Sydney Sweeney zbulon skenën më të vështirë të karrierës: Ishte torturë

Lapsi.al 4 August 2026

Aktorja e njohur Sydney Sweeney, e cila u bë e famshme falë rolit të Cassie Howard në serialin "Euphoria", ka zbuluar se një nga skenat e këtij produksioni ishte edhe momenti më i vështirë që ka xhiruar ndonjëherë.

Gjatë një interviste në emisionin "Hot Ones", Sweeney tregoi se bëhet fjalë për skenën e episodit të katërt të sezonit të dytë, ku personazhi i saj vjell në pishinë.

"U desh shumë punë. Sam Levinson donte që të dukej sikur të vjellat shpërthenin kudo," tha aktorja.

Ajo shpjegoi se, ndryshe nga prodhimet e tjera ku përdoret një përzierje ushqimesh të bluara me qumësht dhe ujë, në këtë rast ekipi kishte ndërtuar një mekanizëm të posaçëm.

"Vendosën një pompë të lidhur me një tub që ma ngjitën në trup dhe më pas e hoqën me efekte speciale. Gjithashtu, më vendosën një lloj pajisjeje në gojë, të cilën e mbushnin vazhdimisht me lëngun që imitonte të vjellat. Sa herë që hapja gojën, ai dilte me presion," rrëfeu ajo.

Në fund, Sweeney e përshkroi përvojën me një fjali të drejtpërdrejtë: "Është gjëja më e pakëndshme që kam përjetuar ndonjëherë."

Pavarësisht vështirësive gjatë xhirimeve, "Euphoria" u shndërrua në një fenomen global, duke u renditur ndër serialet më të ndjekura në mbarë botën dhe duke e kthyer Sydney Sweeney në një nga aktoret më të kërkuara të brezit të saj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI