Flash

Ariana Grande ndez spekulimet, kënga e re për Ricky Alvarez?

Lapsi.al 3 August 2026

Ariana Grande ka ndezur menjëherë spekulimet me albumin e saj të ri "Petal", ndërsa fansat besojnë se një nga këngët, "Bad Thing (Bunny Hop)", i kushtohet rikthimit të saj romantik me ish-të dashurin Ricky Alvarez.

Kënga, e publikuar të premten si pjesë e albumit të tetë në studio të artistes, përmban vargje që kanë bërë fansat të lidhin tekstin me historinë e dashurisë mes Grandes dhe Alvarez.

Në një pjesë të këngës, këngëtarja shprehet: "Takohemi te shkallët ku u dashuruam. Le ta bëjmë edhe një herë." Ndërsa në një tjetër varg pyet nëse ai ka qenë "kaq tërheqës gjatë gjithë kësaj kohe".

Në rrjetet sociale, fansat vunë re se shprehja "Bunny Hop", e cila shfaqet vetëm në titull dhe jo në tekstin e këngës, mund të jetë një referencë për Ricky Alvarez. Ata kujtojnë se albumi "Dangerous Woman", në kopertinën e të cilit Ariana shfaqet me veshë lepuri, u publikua pikërisht gjatë periudhës kur ajo ishte në një lidhje me ish-balerinin.

"Teksti i këngës përputhet në mënyrë perfekte me historinë e tyre," shkroi një fans, ndërsa të tjerë spekuluan se çifti mund të jetë ribashkuar shumë më herët sesa është bërë publike.

Grande dhe Ricky Alvarez ishin në një lidhje gjatë viteve 2015-2016, ndërsa muajin e kaluar u fotografuan sërish bashkë, duke nxitur thashethemet për një ribashkim.

Më herët këtë muaj u konfirmua se dyshja janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, pas ndarjes së Ariana Grandes nga aktori Ethan Slater, me të cilin u njoh gjatë xhirimeve të filmit "Wicked".

Në një intervistë të fundit për Apple Music, Grande e përshkroi albumin "Petal" si një projekt të krijuar me emocione të forta dhe zemërim të papërmbajtur.

"Kam shkruar nga një vend ku zakonisht nuk shkruaj, me një zemërim të pafiltruar që mendoj se të gjithë e ndiejmë ndonjëherë. Këtë herë nuk e zbuta veten si zakonisht," u shpreh ajo.

Megjithatë, këngëtarja nuk ka konfirmuar nëse "Bad Thing (Bunny Hop)" flet vërtet për Ricky Alvarez, duke lënë fansat të vazhdojnë të interpretojnë tekstin sipas mënyrës së tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI