Flash

Irina Shayk dhe Devin Booker në një romancë dashurie?

Lapsi.al 29 July 2026

Supermodelja Irina Shayk po takohet me yllin e NBA-së, Devin Booker, sipas raportimeve të publikuara të martën nga People.

“Është diçka shumë e re, por ata e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin”, tha një burim për median.

Sipas burimit, të dy janë njohur përmes miqve të përbashkët disa muaj më parë dhe po përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë bashkë gjatë verës, përpara se Booker të nisë përgatitjet për sezonin e ri.

“Prisni ta shihni Irinën në disa prej ndeshjeve të tij”, shtoi burimi. “Ajo është shumë e interesuar për të.”

Të dielën, llogaria e thashethemeve Deuxmoi publikoi një foto të Booker nga pas, teksa largohej nga restoranti Tutto Caffé në East Hampton, New York, duke raportuar se disa burime i kishin parë Shayk dhe Booker bashkë në Hamptons.

Të dy kanë pasur më parë lidhje me persona të njohur. Irina Shayk ka qenë në një lidhje me aktorin Bradley Cooper nga viti 2015 deri në 2019 dhe së bashku kanë një vajzë, Lea, 9 vjeç.

Ajo u përfol për një romancë të shkurtër me Kanye West në vitin 2021 dhe më pas me Tom Brady, në vitin 2023. Shayk dhe Brady u ndanë pas më pak se katër muajsh lidhje, ndërsa një ribashkim i mundshëm vitin e kaluar duket se nuk zgjati shumë.

Sa i përket Devin Booker, ai ka qenë në një lidhje me Kendall Jenner nga viti 2020 deri në vitin 2022.

Në janar, dyshja tërhoqi vëmendjen pas një shkëmbimi flirtues në rrjetet sociale. Më vonë, Booker u përmend edhe në një konferencë për shtyp, ku u pyet për performancën e Bad Bunny në “Super Bowl 2026”. Ai tha se nuk e kishte parë, duke shtuar se ishte thjesht “duke qenë plotësisht i sinqertë”.

Kur gazetari e pyeti për fansat nga Porto Riko dhe e përfshiu Booker në një pyetje për suksesin e Bad Bunny-t, ai e korrigjoi duke thënë: “Jam meksikan.”

Ndërkohë, Kendall Jenner aktualisht është në një lidhje me aktorin Jacob Elordi, 29 vjeç. Një burim tha për Page Six muajin e kaluar se ylli i “Keeping Up With the Kardashians” është “shumë e dashuruar” me aktorin e “Euphoria” dhe po përpiqet ta mbrojë atë nga vëmendja e madhe që vjen nga një lidhje me një anëtare të familjes Kardashian.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI