Flash

Martesë në fshehtësi? Bradley Cooper dhe Gigi Hadid ndezin thashethemet

Lapsi.al 3 August 2026

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid kanë nxitur spekulime se mund të jenë martuar në fshehtësi, pasi janë fotografuar në Paris me unaza identike në gishtin e unazës së dorës së majtë.

Aktori 51-vjeçar dhe modelja 31-vjeçare u panë duke shëtitur së bashku në kryeqytetin francez, të veshur në mënyrë sportive dhe mjaft të relaksuar. Ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen ishte fakti se të dy mbanin unaza të ngjashme në dorën e majtë, duke ndezur zërat se çifti mund të ketë hedhur hapin e madh larg syrit të publikut.

Më vonë gjatë ditës, Cooper dhe Hadid u fotografuan edhe duke dalë dorë për dore nga një palestër në Paris, ndërsa modelja vazhdonte të mbante të njëjtën unazë.

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid janë në një lidhje që prej tetorit 2023, kur u panë për herë të parë në një takim romantik në Nju Jork.

Në një intervistë për Vogue vitin e kaluar, Hadid e përshkroi marrëdhënien e tyre si "shumë romantike dhe të lumtur", duke lënë të kuptohet se të dy kanë gjetur stabilitet në jetën sentimentale.

Së fundmi, çifti u pa së bashku edhe në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, ndërsa muajin e kaluar modelja publikoi disa foto nga pushimet e tyre në Paris.

Gigi Hadid ka një vajzë, Khai, nga lidhja me këngëtarin Zayn Malik, ndërsa Bradley Cooper është babai i vajzës Lea, të cilën e ka me ish-partneren Irina Shayk.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI