Flash

Studimi/ Zbulohet vitamina që ngadalëson plakjen

Lapsi.al 3 July 2026

Hulumtimet e mëparshme e kanë lidhur ngadalësimin e plakjes me mungesën e një vitamine të zakonshme dhe tani një studim i ri i Harvardit duket se i konfirmon këto gjetje.

Studimi, i cili u botua në The American Journal of Clinical Nutrition, zbuloi se marrja e një pilule të përditshme të vitaminës D parandalon shkurtimin e telomereve, një shenjë dalluese e plakjes.

Telomeret, të cilat shpesh krahasohen me majat plastike në skajet e lidhëseve të këpucëve, veprojnë si "skaje mbrojtëse" në fijet e kromozomeve. Teksa njerëzit plaken, telomeret shkurtohen, gjë që mund të rrisë gjasat e shëndetit të dobët dhe vdekshmërisë.

Hulumtimet kanë sugjeruar se nivelet më të larta të vitaminës D në gjak lidhen me telomere më të gjata. Për këtë u studiuan afërsisht 1,000 persona të moshës 50 vjeç e lart të cilët u ndanë në dy grupe, njëri grup mori pilula të vitaminës D çdo ditë dhe grupi tjetër mori pilula placebo.

Pas një periudhe 4-vjeçare, njerëzit që merrnin vitaminë D treguan më pak se gjysmën e shkurtimit të telomereve sesa grupi placebo.

Grupi i vitaminës D kishte gjithashtu më pak  sëmundje autoimune  dhe shënjues të reduktuar të inflamacionit.

Autorja kryesore e studimit, JoAnn Manson, profesoreshë e mjekësisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit, tha se gjetjet “sugjerojnë një rol premtues për vitaminën D në ngadalësimin e plakjes biologjike dhe sëmundjet kronike që lidhen me moshën”.

Studiuesit u habitën që vitamina D ishte e lidhur me një mbrojtje kaq të konsiderueshme kundër shkurtimit të telomereve i tha Manson, Fox News.

“Vitamina D zvogëlon inflamacionin, një shkak kryesor i shkurtimit të telomereve dhe sëmundjeve kronike të plakjes”, tha ajo. 

Ekipi zbuloi se njësia 2000 e vitaminës D në ditë ishte "shumë e sigurt", pa efekte anësore ose ngjarje të padëshirueshme. 

"Më shumë nuk është domosdoshmërisht më mirë, dhe doza shumë të larta - të tilla si më shumë se 10,000 IU/d - mund të shoqërohen me nivele të larta të kalciumit në gjak ose urinë dhe toksicitet", - paralajmëroi ajo. 

Manson theksoi se marrja e një suplementi nuk është zëvendësim për një dietë ushqyese dhe një stil jetese të shëndetshëm. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI