Flash

Starton Europa League, Amorim e Moreira kundër të shkuarës: 18 skuadra zbresin në fushë me sytë nga Frankfurti 

Një sezon i ri Europian starton të mërkurën, me raundin e parë të Europa League, me 36 ekipe që premtojnë beteja të vërteta në rrugën drejt Frankfurtit, ku në 26 maj 2027 do të luhet finalja.

Lapsi.al 16 September 2026

Një sezon i ri Europian starton të mërkurën, me raundin e parë të Europa League, me 36 ekipe që premtojnë beteja të vërteta në rrugën drejt Frankfurtit, ku në 26 maj 2027 do të luhet finalja. Kështu, të mërkurën e të enjten skena europiane e futbollit është e gjitha për kupën e dytë të UEFA-s. Kjo, për efekt të formatit të ri të aplikuar prej dy vitesh nga institucioni që drejton futbollin kontinental, që ka zgjedhur të diskutojë vetëm raundin e parë të turneut këtë mesjavë, duke e bërë arenën e përplasjeve kontinentale. 

Skuadrat për tu mundur

Europa League ka pretendentët e saj mes 36 skuadrave pjesëmarrëse, por natyrisht që dy gjigantët italianë Milan e Juventus janë skuadrat për tu mundur. Kuqezinjtë e teknikut Ruben Amorim debutojnë në San Siro kundër Benfikës, në një 90 minutësh drithërues për të vendosur që në fillim supremacitë. Ruben Amorim ka në mendje, për ndeshjen e parë në Europa League, një formacion titullar tashmë gati për t’iu vërsulur kundërshtarit, shumë ofensiv dhe sigurisht dinamik. Do të jetë një Milan i shpejtë, me lojtarë që dinë të kalojnë kundërshtarin në duelet një kundër një, por duhet të jetë gjithashtu një Milan i aftë të vuajë, sepse portugezët dinë ta mbajnë topin dhe, për rrjedhojë, në fazën pa top do të ketë shumë vrapim. 

Amorim kundër të kaluarës

Megjithatë, nëse Amorim u duk i befasuar nga Lazio në pjesën e parë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet kundër Benfikës, një skuadër që ai e njeh shumë mirë dhe me të cilën është përballur 13 herë gjatë karrierës së tij mes Bragës dhe Sporting Lisbonës, me një bilanc më shumë se të kënaqshëm prej gjashtë fitoresh, katër humbjesh dhe tre barazimesh. Këtë herë, megjithatë, niveli ngrihet. Është e vërtetë që Europa League është e gjatë dhe nuk është e nevojshme të fitosh të gjitha ndeshjet (me 16 pikë, kualifikimi në fazën e 1/8-ve është pothuajse i sigurt), por është po aq e pamohueshme se kurrë më parë në këtë moment Milan ka nevojë për një paraqitje në lartësinë e emrit të tij.

Si funksionon formati

Sa i përket kalendarit, faza kampionat e Europa League do të mbyllet në janar, ndërsa ajo e Conference League, ku do të jetë edhe Egnatia, starton në mesin e tetorit për tu mbyllur në dhjetor. Çdo skuadër në Europa League do të zhvillojë gjithsej 8 ndeshje në këtë fazë, duke u përballur me tetë kundërshtarë të ndryshëm, me një renditje të vetme, ndërsa në Conference do të luajë vetëm 6 ndeshje. Sidoqoftë, në të dy turnetë, tetë skuadrat e para të renditura do të shkojnë direkt në 1/8 e kompticionit, ndërsa nga vendi i 9 në të 24 do të luajnë një ndeshje playoff-i për të përcaktuar tetë skuadrat e tjera të kualifikuara. Këtë mesjavë nis një sezon i gjatë për 72 skuadra në total, por në fund të të dy turneve vetëm dy do tja dalin të ngrenë trofetë: kush do të triumfojë në Frankfurt dhe Stamboll? Koha do ta tregojë...

Europa League - League Stage

18:45 Ararat Armenia - Sparta Prague

18:45 Omonia Nicosia - Celta Vigo

21:00 AC Milan - Benfica

21:00 Anderlecht - Lyon

21:00 Bayer Leverkusen - NK Celje

21:00 Hapoel Beer Sheva - Dinamo Zagreb

21:00 Olympiacos - Jagiellonia Bialystok

21:00 Sturm Graz - Rennes

21:00 Sunderland - AZ Alkmaar

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI