Flash

Shpërthen në depoja e armëve në Bullgari, dyshime për sabotazh rus

Lapsi.al 12 September 2026

Një shpërthim ka shkaktuar zjarr në një depo armësh në Bullgarinë qendrore gjatë natës, pranë fshatit Tsareva Livada.

Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar, ndërsa flakët janë përhapur nga një magazinë në tjetrën.

 
Zjarri shpërtheu në një strukturë të menaxhuar nga kompania bullgare e armëve EMCO, sipas mediave lokale që cituan një zyrtar të kompanisë.

Guvernatorja e rajonit të Gabrovos, Kristina Sidorova, deklaroi gjatë orëve të para të së shtunës se zjarri ndodhej në zonën e magazinave të fabrikës dhe po përhapej në ndërtesat e tjera.

Incidenti është i dyti i këtij lloji në një objekt të lidhur me EMCO-n brenda pak javësh. Një shpërthim tjetër në një strukturë të kompanisë ishte raportuar edhe muajin e kaluar.

Deri tani, nuk është bërë e ditur shkaku i shpërthimit. Reuters raportoi se nuk arriti të kontaktonte menjëherë kompaninë EMCO për një koment mbi ngjarjen.

Kompania drejtohet nga tregtari bullgar i armëve Emilian Gebrev, i cili më herët është bërë objekt i akuzave për sulme ndaj pronave të tij nga agjentë rusë.

Në vitin 2024, autoritetet bullgare lëshuan urdhër-arreste për gjashtë shtetas rusë, të dyshuar për përfshirje në shpërthimet që shkatërruan depo armësh të EMCO-së. Sipas prokurorëve bullgarë, në këto depo ruheshin municione të destinuara për eksport në Ukrainë dhe Gjeorgji gjatë periudhës 2011–2020.

Prokuroria bullgare kishte deklaruar gjithashtu se ekzistonte një lidhje e mundshme mes shpërthimeve në depot e armëve në Bullgari, një tentative për helmimin e Emilian Gebrevit në vitin 2015 dhe shpërthimeve të regjistruara në vitin 2014 në depot e municioneve në Republikën Çeke.

Rusia ka mohuar akuzat për përfshirje në këto incidente. Ndërkohë, autoritetet bullgare vijojnë të hetojnë rrethanat e shpërthimit të fundit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI