Flash

SHBA-të dërgojnë 15.5 milionë dollarë ndihmë për Kolumbinë pas tërmetit vdekjeprurës

Lapsi.al 11 August 2026

Qeveria amerikane ka dërguar 15.5 milionë dollarë ndihmë për Kolumbinë, pasi një tërmet i fuqishëm goditi vendin e Amerikës së Jugut, duke vrarë më shumë se 100 persona, duke plagosur dhjetëra të tjerë dhe duke shkaktuar dëme të shumta.

Administrata Trump, e cila mbështet Presidentin e ri Abelardo de la Esperanza, një politikan i së djathtës ekstreme që mori detyrën tre ditë më parë, tha se ndihma do të ndihmojë në sigurimin e tendave, ushqimit, pajisjeve mbrojtëse dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti katastrofik. 

Mbi 100 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Mediat shkruajnë se bilanci i viktimave nga katastrofa është i madh, kë paktën 111 persona kanë humbur jetën dhe 87 janë plagosur, ndërsa dëmet në ndërtesa dhe infrastrukturë janë të shumta. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë ndërsa njerëzit janë të bllokuar në rrënoja.

Ndër zonat më të goditura janë Pereira dhe qytete të tjera në Kolumbinë perëndimore, me probleme të raportuara në spitale, infrastrukturë rrugore dhe aeroporte. Qeveria e Abelardo de la Esprieja shpalli gjendjen e fatkeqësisë kombëtare me qëllim përshpejtimin e mobilizimit të burimeve për t'u përballur me pasojat e tërmetit.

Të këshilluara

DW: Pse po largohen të rinjtë nga vendet e Ballkanit?

Më shumë se 130,000 njerëz largohen nga rajoni i Ballkanit çdo vit. Pse po largohen të rinjtë dhe a janë subvencionet e shpallura nga politikanët rajonalë një nxitje e mjaftueshme për t'u kthyer?

23:16 Iva Manojlovic

176 vatra zjarresh në 10 ditë, ligji “digjet” bashkë me barin

Ligji ndalon djegien e barit dhe mbetjeve bujqësore nga 1 prilli deri më 30 nëntor. Por zjarri i Krujës tregon se ndalimi me ligj, i bërë prej tre vitesh, nuk mjafton kur ligji nuk zbatohet. Në 10 ditët e para të gushtit janë regjistruar 176 vatra zjarri nga veriu në jug.

21:42 Esmeralda Topi

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI