Flash

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

Lapsi.al 24 September 2026

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord të zgjasin me dy muaj armëpushimin tregtar mes dy vendeve, duke shtyrë afatin e marrëveshjes së mëparshme deri më 10 janar. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessant, i cili tha se zgjatja do t’u japë Uashingtonit dhe Pekinit më shumë kohë për të vijuar negociatat dhe për të shqyrtuar mundësi të mëtejshme bashkëpunimi në fushën ekonomike.

Marrëveshja e mëparshme për uljen e tensioneve tregtare ishte parashikuar të skadonte më 10 nëntor. Megjithatë, të dyja palët kanë vendosur të mbajnë pezull përshkallëzimin e ri të masave ekonomike, ndërsa vijojnë bisedimet.

“Ne ramë dakord sot të zgjasim uljen e tensioneve ekonomike midis dy vendeve tona, e cila ishte caktuar të përfundonte më 10 nëntor, në mënyrë që të kemi më shumë kohë për të parë se çfarë mund të bëjmë në frontin ekonomik”, deklaroi Bessant në një intervistë për Fox News.

Zgjatja e armëpushimit tregtar u njoftua në një moment të rëndësishëm diplomatik, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump priti personalisht Presidentin kinez Xi Jinping në Shtabin e Përbashkët të Ushtrisë pranë Uashingtonit, në kuadër të vizitës shtetërore të liderit kinez.

Takimi mes Trump dhe Xi pritet të përfshijë diskutime mbi marrëdhëniet tregtare, tarifat, lëndët e para kritike dhe rivalitetin teknologjik mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI