Flash

Senati amerikan kufizon kompetencat e presidentit për luftën me Iranin/ Trump: E pakuptimtë

Lapsi.al 24 June 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar Senatin e SHBA-së pasi anëtarët e tij miratuan një rezolutë që synon të kufizojë kompetencat e presidentit për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër Iranit pa miratimin e Kongresit. Përmes platformës Truth Social, Trump e cilësoi votimin si “të papërshtatshëm dhe pa kuptim". 

“Irani është në vështirësi të mëdha, gati të shembet... dhe Senati i Shteteve të Bashkuara vendos të zhvillojë një votim të papërshtatshëm dhe të pakuptimtë mbi Aktin e Kompetencave të Luftës”, shkroi Trump.

Rezoluta u miratua me 50 vota pro dhe 48 kundër. Ajo kufizon kompetencat e presidentit për veprime ushtarake ndaj Iranit dhe kërkon ndërprerjen e konfliktit. Votimi ka kryesisht karakter simbolik dhe nuk pritet të sjellë pasoja të menjëhershme ligjore. Mgjithatë disa e shohin si një sinjal politik dhe një distancim i disa senatorëve nga Trump lidhur me menaxhimin e krizës me Iranin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI