Flash

Scaloni rrëzon teorinë e konspiracionit: “Ishim të rraskapitur, Spanja ishte më e mirë se Argjentina”

Pas kthimit në atdhe, Scaloni hodhi poshtë çdo teori konspirative, pranoi se fitoi skuadra që e meritoi dhe se Argjentina mbërriti në finale me energjitë e shteruara.

Lapsi.al 22 July 2026

Humbja në finale dhemb, dhe do të vazhdojë të dhembë për një kohë të gjatë për Argjentinën, e cila synonte të hynte edhe më thellë në histori duke fituar dy Botërorë radhazi. Megjithatë, Lionel Scaloni nuk e humbi elegancën e tij. Në një bisedë të gjatë me mediat pas kthimit në atdhe, ai hodhi poshtë çdo teori konspirative, pranoi se fitoi skuadra që e meritoi dhe se Argjentina mbërriti në finale me energjitë e shteruara. Gjithsesi, trajneri nuk konfirmoi nëse do të vazhdojë në pankinën e kombëtares.

Pranimi i Scalonit: “Spanja ishte më e mirë se ne”

Scaloni tregoi edhe një herë sportivitet, ndryshe nga disa prej futbollistëve të tij që u bënë protagonistë të skenave të shëmtuara pas finales. Trajneri nuk u ankua për arbitrimin, nuk akuzoi askënd dhe nuk i dha jetë teorive të konspiracionit, të cilat sipas tij nuk kanë asnjë bazë. “Arbitrimi nuk ishte i padrejtë. Humbëm sepse ata ishin skuadra më e mirë. Duhet ta pranojmë se luajtën shumë më mirë se ne”, deklaroi ai.

Më pas foli për gjendjen fizike të ekipit të tij: “Ndoshta mbërritëm në finale të rraskapitur, rezervuari ynë ishte bosh. Duhet të pranojmë se ata ishin më të fortë dhe kjo do të na bëjë më të mirë në të ardhmen.”

E ardhmja e Scalonit mbetet ende e paqartë

Megjithëse në Argjentinë konsiderohet thuajse i sigurt rinovimi i kontratës, Scaloni nuk pranoi të fliste për të ardhmen. Federata argjentinase dëshiron ta mbajë në krye të skuadrës, si për rezultatet e arritura – dy finale radhazi në Botëror dhe dy triumfe në Kupën e Amerikës – ashtu edhe sepse pas largimit të Messi-t kombëtarja do të nisë një cikël të ri dhe konsiderohet se Scaloni është njeriu ideal për ta drejtuar atë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI