Flash

Rekord pas rekordi: Sot dita e 130-të e protestës

Lapsi.al 7 October 2026

Rekord pas rekordi: Sot dita e 130-të e protestës

Protesta e përditshme kundër qeverisë vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku qytetarët do të dalin sërish në rrugë, duke shënuar tubimin e 130-të të revoltës që prej nisjes së saj më shumë se katër muaj më parë.

Ashtu si në protestat e mëparshme, qytetarët pritet të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë çdo ditë.

Krahas largimit të Ramës, gjatë më shumë se katër muajve të protestave janë artikuluar edhe kërkesa për ngritjen e një qeverie teknike tranzitore, ndryshime në sistemin politik dhe zgjedhor, si dhe ndërhyrje në një sërë ligjesh dhe nismash të kundërshtuara nga protestuesit.

Një element që ka marrë më shumë vëmendje në ditët e fundit është përfshirja e studentëve. Me nisjen e vitit të ri akademik, të rinj dhe studentë iu bashkuan tubimit të mbrëmshëm, ndërsa në bulevardin përpara Kryeministrisë lanë edhe mbishkrimin “Studentët protestues”.

 

Organizatorët dhe aktivistët kanë paralajmëruar se aksioni do të vijojë, ndërsa për 13 tetorin është bërë thirrje për një mobilizim më të madh të studentëve dhe të rinjve. Protestuesit këmbëngulin se do të qëndrojnë në rrugë dhe do të vijojnë tubimet deri në realizimin e kërkesave të tyre.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI