Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj, Goxhobelli: Puna vazhdon për çdo pronë dhe çdo qytetar

Lapsi.al 7 October 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për

Kadastra ka përshpejtuar ndjeshëm procesin e formalizimit të pronësisë gjatë vitit 2026, duke shënuar një bilanc pozitiv si në legalizime, ashtu edhe në digjitalizimin e dokumentacionit dhe përparimin e regjistrimit të pasurive.

Në një video-mesazh, drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, njofton se vetëm në 9 muajt e këtij viti janë emetuar mbi 28 mijë vendime për legalizimet, një shifër që e tejkalon të gjithë volumin e vitit 2025.

Sipas Goxhobellit, ky rezultat është produkt i një pune intensive për përmbylljen e proceseve të mbetura pezull dhe për ta bërë administrimin e pronës më të shpejtë dhe më efikas.

Një tjetër drejtim i rëndësishëm ka qenë transformimi digjital i Kadastrës. Gjatë vitit 2026 janë digjitalizuar 4.2 milionë kartela pasurish, ndërsa ka nisur edhe projekti kombëtar për digjitalizimin dhe gjeoreferimin e 38 mijë hartave dhe planshetave fizike. Paralelisht, Regjistrimi Fillestar ka arritur në 95.3% të territorit të vendit, duke përmbushur objektivin e përcaktuar në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Në fokus ka qenë edhe formalizimi i pronës bujqësore. Për herë të parë, procesi i kalimit të tokës bujqësore në pronësi është shtrirë në 59 fshatra, me objektiv trajtimin e rreth 1 mijë kërkesave.

Por për drejtuesen e Kadastrës, përtej treguesve dhe shifrave, ndryshimi më i rëndësishëm lidhet me mënyrën se si institucioni po i afrohet qytetarëve.

Kadastra ka nisur një qasje të re “derë më derë”, veçanërisht për banesat që ende nuk kanë dokumentacion pronësie. Ekipet e institucionit po punojnë aktualisht në fshatrat e Bashkisë Himarë, ndërsa kjo qasje pritet të shtrihet edhe në komunitete të tjera, duke nisur nga zonat rurale ku problematikat e pronësisë kanë mbetur të pazgjidhura prej vitesh.

Qëllimi është që qytetarët të informohen, orientohen dhe të kenë mundësi t’i trajtojnë nga afër problematikat e tyre të pronësisë, pa u përballur me një administratë të largët nga nevojat e tyre.

Goxhobelli theksoi se rezultatet e arritura deri tani përfaqësojnë vetëm një pjesë të rrugës që mbetet për t’u përshkuar.

“Sfida është e madhe, por edhe përgjegjësia jonë është e madhe”, shprehet ajo, duke vendosur si objektiv përfundimin e proceseve të mbetura pezull, garantimin e pronësisë së ligjshme për qytetarët dhe ndërtimin e një Kadastre më të shpejtë, transparente dhe më pranë njerëzve.

“Asnjë pronë pa dokument dhe asnjë qytetar pa një përgjigje” mbetet objektivi i qartë i punës së Kadastrës në vijim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI