Flash

Rekord historik për Taylor Swift, nderohet në Songwriters Hall of Fame

Lapsi.al 12 June 2026

Taylor Swift ka shkruar një tjetër kapitull historik në karrierën e saj.

Këngëtarjau bë gruaja më e re që futet ndonjëherë në Songwriters Hall of Fame, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve dhe pranimeve për vitin 2026, të mbajtur në New York.

Gjatë fjalimit emocionues të pranimit, Swift falënderoi familjen e saj për mbështetjen e pakushtëzuar ndër vite. Artistja kujtoi sakrificat e prindërve të saj, Scott dhe Andrea Swift, si dhe të vëllait Austin, të cilët u shpërngulën nga Pennsylvania në Nashville për të ndjekur ëndrrën e saj muzikore.

“Ju jeni arsyeja pse jam këtu sonte”, tha ajo mes emocionesh.

Swift bëhet gjithashtu artistja e parë që kalon nga fituesja e çmimit prestigjioz Hal David Starlight Award në vitin 2010 në anëtare të plotë të Songwriters Hall of Fame në vitin 2026. Ky vlerësim vjen 20 vite pas publikimit të këngës së saj debutuese “Tim McGraw”.

Ndër këngët që kontribuan në këtë nderim të veçantë përfshihen hitet “Love Story”, “Blank Space”, “Anti-Hero”, “All Too Well (10 Minute Version)” dhe “The Last Great American Dynasty”.

Artistja ka treguar më herët se shumë prej ideve të saj më të mira për këngë i kanë ardhur gjatë natës.

 “Më vjen një ide dhe e kuptoj që nuk do të fle më. Shkoj te pianoja dhe filloj të shkruaj”, kishte rrëfyer ajo në një intervistë për CBS Sunday Morning.

Në ceremoninë e këtij viti u nderuan gjithashtu emra të njohur të industrisë muzikore si Gene Simmons dhe Paul Stanley nga grupi KISS, Alanis Morissette, Kenny Loggins, Christopher “Tricky” Stewart, Walter Afanasieff, Terry Britten dhe Graham Lyle.

Paraqitja e Swift në këtë event vjen vetëm pak javë përpara martesës së saj të shumëpërfolur me yllin e NFL-së, Travis Kelce. Mediat raportojnë se çifti pritet të kurorëzojë dashurinë në New York gjatë fundjavës së 3 korrikut.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI