Flash

“Nuk mund t’i bëj të dyja” – Zoë Kravitz drejt largimit nga aktrimi?

Lapsi.al 11 June 2026

Aktorja Zoë Kravitz ka lënë të kuptohet se mund të bëjë një pauzë në karrierën e saj në Hollywood për t’iu përkushtuar krijimit të familjes.

Në një intervistë për British Vogue, 37-vjeçarja u shpreh se nuk e sheh veten duke balancuar njëkohësisht amësinë dhe projektet e mëdha profesionale, duke theksuar se dëshiron t’i kushtohet plotësisht asaj që zgjedh të bëjë.

“Nëse dua të bëj diçka mirë, duhet të fokusohem tek ajo. Duke njohur veten, nuk do të kem një fëmijë dhe të drejtoj filma në të njëjtën kohë. Duhet të vendosësh se ku dëshiron të investosh energjinë tënde,” tha ajo.

Gjatë intervistës, Kravitz foli edhe për marrëdhënien e saj me këngëtarin Harry Styles, mes spekulimeve se çifti mund të martohet në muajt e ardhshëm.

Ajo pranoi se të jetosh një histori dashurie nën vëmendjen e vazhdueshme të publikut nuk është e lehtë.

“Të bësh çdo gjë nën syrin e publikut është e pakëndshme,” u shpreh aktorja, duke shtuar se ndonjëherë dëshiron të fshihet nga vëmendja mediatike, ndërsa herë të tjera zgjedh të mos lejojë që fama t’i diktojë jetën.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Harry Styles dhe Zoë Kravitz po shqyrtojnë mundësinë e një ceremonie të vogël martese me familjarë dhe miq të afërt, megjithëse deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht planet për martesë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI