Flash

Raportimi/ SPAK në pritje të “momentit të duhur” për Ballukun

Lapsi.al 15 July 2026

Kreu i SPAK Klodian Braho mbajti një tjetër qëndrim të vagullt, as mish, as peshk për mundësinë që SPAK t’i kërkojë sërish Kuvendit arrestimin e Belinda Ballukut. “Mbase në një moment të mëvonshëm prokuroria në vijim të hetimeve mund të ketë një vendimmarrje përkatëse”, tha kreu i SPAK pas interesimit të deputetëve të opozitës se si po vijon hetimi për ish-zv.kryeministren.

Problemi është se kjo përgjigje vjen vetëm 12 ditë pasi vetë Braho pranoi se mungesa e një mase sigurie “e vështirëson një hetim dhe e dëmton atë”. Pra, sipas drejtuesit të SPAK, hetimi dëmtohet, por institucioni që ai drejton vazhdon të presë.

Raportimi/ SPAK në pritje të “momentit të duhur”
Kreu i SPAK, Klodian Braho duke raportuar në Komisionin për Nisma Qytetare në kryesinë e Kuvendit

Duhet kujtuar se SPAK nuk është më përballë të njëjtës dosje që Partia Socialiste rrëzoi në Kuvend në mars. Argumenti kryesor i Edi Ramës për votën kundër në kuvend ishte se Balluku nuk akuzohej për korrupsion dhe se, pas largimit nga funksionet ekzekutive, nuk mund të prishte provat. Tashmë ish-numri dy i qeverisë po hetohet edhe për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa nga dosja e re kanë dalë detaje për një vilë të dyshuar si të fshehur përmes personave të tjerë.

Askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të provojë SPAK në fund të hetimeve, por rëndimi i akuzave e bën gjithnjë e më tepër dyshuese zvarritjen e Klodian Brahos. Nëse mungesa e masës dëmton hetimin, siç thotë ai vetë, çfarë po pret SPAK?

Kërkesa e parë i përkiste një tjetër faze të hetimit dhe një tjetër situate penale. Sot faktet kanë ndryshuar. Prandaj edhe përgjegjësia për të marrë një vendim të ri nuk mund t’i faturohet votës së vjetër të Kuvendit.

Një tjetër element që e bën të dyshimtë pritjen e SPAK është se faktet e dosjes së re nuk janë të freskëta. Tenderi i Albcontrol, komunikimet që sipas prokurorisë provojnë favorizimin e “Eurocol” dhe vila në “White Rocks”, e dyshuar si ryshfet për Ballukun, lidhen me ngjarje të vitit 2014, pra 12 vjet më parë.

SPAK pretendon se e ka rindërtuar mekanizmin e dyshuar të korrupsionit dhe GJKKO ka sekuestruar vilën. Prandaj bëhen më të forta dyshimet për një koordinim të SPAK me situatën politike duke marrë parasysh se një test tjerët për mazhorancën në sfondin e protestave do të kishte pasoja të paparashikueshme për qeverinë.

Këtu nuk flitet domosdoshmërisht për një urdhër të drejtpërdrejtë nga Edi Rama, për të cilin nuk ka prova publike, por për një institucion që duket i mat mirë pasojat politike të veprimeve të tij. 

Një kërkesë e re për arrestimin e Ballukut do ta detyronte Ramën dhe 82 deputetët socialistë të ngrinin përsëri kartonët në mbrojtje ose jo të ish-zëvendëskryeministres, këtë herë pasi ndaj saj janë shtuar edhe dyshimet për korrupsion e pastrim parash.

Duke pritur, SPAK ia kursen pushtetit këtë përballje të brendshme. Por sa më gjatë vazhdon zvarritja, aq më shumë forcohet bindja se prokuroria speciale është një institucion që vepron vetëm me urdhra nga lart, apo nga jashtë. Aq më tepër kur dosjet i afrohen rrethit më të ngushtë të kryeministrit./Lapsi.al

Të këshilluara

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

LE MONDE: Vendi më i varfër në Evropë, 4 milion euro për koncertin e Kanye West

Kanye West, i ndaluar në shumicën e vendeve të Evropës, do të marrë një subvencion prej 4 milionë eurosh për të mbajtur një koncert në Shqipëri. I ndaluar të qëndrojë ose të ngjitet në skenë për shkak të deklaratave të tij antisemite dhe neonaziste, reperi amerikan pritet të performojë më 11 korrik, në Tiranë. Shumë protestues e akuzojnë kryeministrin Edi Rama se po e përdor këtë aktivitet për t'u shërbyer interesave të tij.

12:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI