Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

"Përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar?" Rama lan duart: Nuk jemi në komunizëm

Lapsi.al 30 September 2026

Në konferencën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Lajen, kryeministri Edi Rama u pyet nëse mban përgjegjësi politike për emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, pas hetimit ndaj saj nga SPAK. Rama e cilësoi si të gabuar idenë se përgjegjësia për veprimet e një personi të emëruar duhet t’i atribuohet automatikisht edhe atij që e ka emëruar.

Kryeministri tha se qeveria ka detyrimin të shpjegojë objektivat e saj dhe të japë llogari për mënyrën se si i zbaton ato, ndërsa personat që shkelin ligjin duhet të përballen me institucionet e drejtësisë. Rama gjithashtu tha se askush nuk merret në mbrojtje kur veprimet e tij hyjnë në sferën e hetimit.

“Kjo e përgjegjësisë politike është një avaz i përsëritur në pafundësi në mjedisin e diskutimit publik. Unë  nuk pretendoj që t’ju bëj të ndryshoni kuptim. Përgjegjësia ime politike është vetëm një, reforma në drejtësi të mos ndalet që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të gjitha ngacmimeve që i bëhen organizmit të shtetit  nga veprime që bien ndesh me ligjin të zhvillohet si mision i sistemi.

Kemi qenë në këtë vend, edhe pse ju jeni më të rinj, por kur gjërat që shohim sot dhe ndodhin sot as nuk mund të imagjinoheshin. Dhe kjo ka qenë vetëm deri përpara se sa ne të bënim reformën në drejtësi. Nëse pyetja juaj nënkupton që për përgjegjësi individuale duhet të përgjigjemi si në komunizëm, unë u them se atë sistem e kemi ndryshuar.

Dhe nëse mendoni që kur një emërim bëhet dhe lind përgjegjësia e atij që emëron si rezultat që i emëruari mund të bëjë gabim, kjo është mënyrë e të pari si në kohën e komunizmit. Ne kemi detyrë të ndajmë me publikun qëllimet dhe të tregojmë se çfarë duam të bëjmë me mbështetjen e publikut, të japim llogari se si e bëjmë dhe cilido që tradhton qëllimin e përbashkët duhet të përballet me pasojat në anën tjetër të sistemit që është pushteti i pavarur gjyqësor.

Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për t’i përballur me pasojat  e nje veprimi që hyn në sferën e hetimit", - tha Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI