Flash

Rama: Sillni draftin, por kam frikë se “Shqipëria e re” nuk do të vijë kurrë

Lapsi.al 20 June 2026

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur prerë kërkesës së protestuesve për “Shqipërinë e re”, duke i sfiduar ata të prezantojnë një projekt konkret. Kreu i qeverisë u bëri thirrje kritikëve që të sjellin draftin e tyre për “Shqipërinë e re”, ndonëse shprehu skepticizëm se një plan i tillë ekziston.

 
Ai theksoi se vendi ndodhet në një fazë të rëndësishme zhvillimi dhe se pakënaqësitë e shfaqura janë thjesht shprehje e pritshmërive të rritura të shoqërisë.

 

“Ka një element tjetër, që e tregon historia dhe ata që e kanë treguar se si zhvillohet bota. Ky element quhet pakënaqësia e pritshmërive. Është shprehja më kuptimplotë e një vendi që ka dalë nga një fazë dhe ka hyrë në një fazë tjetër. Ajo që na takon është që ne të vazhdojmë. Planet tona janë në tryezë. Ka intelektualë që thonë që kjo kartë e BE-së, është kartë e lodhur. Karta e BE-së është karta e historisë së Shqipërisë, unë nuk kam karta të miat. Ne nuk jemi këtu për të fituar numrin e klikimeve të ditës, ne jemi këtu për të fituar Shqipërinë 2030 në BE. Është edhe një thirrje për një marrëveshje të re për një “Shqipëri të re”, ka edhe shpirtra këtu që kërkojnë një Shqipëri të re, le të na e sjellin draftin. Kam frikë se “Shqipëria e re” nuk do të vijë kurrë.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI