Flash

Qëlloi me armë zjarri pasi kishte humbur skedinat, zbardhet emri i personit që terrorizoi banorët e kryeqytetit

Lapsi.al 1 June 2026

Një incident me armë zjarri shkaktoi  panik mes banorëve në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë, ku një 32-vjeçar u arrestua mbrëmjen e djeshme (31 maj). Sipas burimeve hetimore, i dyshuari është identifikuar si Amarild Xhamaqi. 32-vjeçari kishte humbur skedinat dhe pasi ka qene duke ecur në rrugë me mjetin e tij ka qëlluar në ajër.

Ai nuk ka pranuar të japë shumë shpjegime përpara hetuesve të policisë. Xhamaqi njihet si një person problematik dhe I proceduar më përpara nga blutë.

Njoftimi i policise

Qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me fishek në fole, municion luftarak, sëbashku me automjetin.

Menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën e Alidemit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje dhe, falë ndërhyrjes së menjëhershme, bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën së Ali Demit.

Nga kontrolli në automjet u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me fishek në fole, si dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

Artikujt ushqimore pësuan rritje të ndjeshme të importeve për 4-mujorin e parë të vitit 2026, duke përfshirë edhe ato mallra që Shqipëria ka të gjitha kapacitetet dhe kushtet klimatike t’i prodhojë vetë. Sipas dhënave zyrtare nga INSTAT sasia e përgjithshme e importeve të ushqimeve shënoi rritje me 16.1% në janar -prill 2026 krahasuar me të.

08:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI