
Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka deklaruar se seanca e zhvilluar ditën e sotme në Kuvend ishte një seancë e cila nuk përputhet me kërkesat që ka vendi. Gjatë një prononcimi për mediat, pas daljes nga Kuvendi, Koçeku u shpreh se është e nevojshme të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për një zgjidhje politike për vendin.
Sipas saj, Kuvendi duhet të dalë mbi bindjet partiake dhe të mbahet përgjegjësi për atë çfarë po ndodh.
Marjana Koçeku: Ishte një seancë që nuk përputhet me kërkesat që ka vendi jonë. Sa më shumë pretendon që vendi nuk ka krizë aq më shumë ka krizë. E nevojshme të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për një zgjidhje politike për vendin. Nuk mund të pretendojmë se nuk e shohim. Kuvendi të dalë mbi bindjet partiake të bëhet presion qeverisë që të mbahet përgjegjësi për sa po ndodh.