Flash

Seanca rinis me tensione, opozita nuk lëshon foltoren/ Demokratët: Hiq gardën

Lapsi.al 29 October 2026

Seanca rinis me tensione, opozita nuk lëshon foltoren/ Demokratët: Hiq

Pas 10 minutave pushim ,seanca plenare ka rinisur me tensione. Opozita nuk ka pranuar të lëshojë foltoren dhe zhvillimin normal të seancës. Para ndërprerjes së seancës po fliste kryedemokrati Sali Berisha ku i dha mesazh deputetëve socialistë se ata meritojnë thyerjen e kockave dhe çarjen e kafkës dhe jo studentët e dhunuar nga policia.

Menjëherë kryeparlamentari Peleshi ndërpreu seancën. Pas rinisjes, opozita ishte ende aty, teksa Peleshi bëri thirrje që ata të uleshin dhe të vijonte seanca sipas rendit të ditës. Demokratët bën thirrje të largohej Garda e Republikës nga prania e tyre në foltore. Peleshi më pas njoftoi sërish ndërprerje të seancës derisa të lirohet foltorja.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI