Flash

Protestuesja: Klasë e kalbur politike. Ne nuk largohemi, ikni ju

Lapsi.al 16 July 2026

Një nga fjalimet e mbajtura këtë të enjte para Kryeministrisë ishte edhe ai i një të vajze të re, që merrte pjesë sot në protestën e 47-të kundër qeverisë.

Duke folur para qytetarëve të tjerë të pranishëm, protestuesja e cilësoi si të kalbur klasën politike shqiptare.

Më tej, e reja ndau një mesazh drejtuar politikanëve, se të rinjtë janë e ardhmja e vendit dhe për këtë arsye nuk duhet të largohen nga lodhja që i ka shkaktuar vendimmarrja politike e tyre.

“Sot janë bashkuar të gjithë, të rinj e të reja. Studentët janë veshur me pelerinat e diplomimit dhe kanë një mesazh për të gjithë ju. Po mendoni se jemi lodhur dhe do të largohemi edhe ne. O ju të dashur qeveritarë, klasë e kalbur politike, po jua rikujtojmë edhe një herë: ne do të qëndrojmë, nuk do të largohemi. Nëse e ardhmja e Shqipërisë është në Shqipëri, pa rini nuk ka Shqipëri”,-tha e reja.
 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI